Wednesday, January 19, 2022

Maska e re zvicerane mund “të mbysë” virusin e koronës

Tek kjo maskë, në proces i veçantë i siguron sipërfaqet me një ngarkesë të fortë pozitive. Nëse bakteret ose viruset me ngarkesë negative vijnë në kontakt me të, ato do të shkatërrohen.

Akoma nuk ka vaksinë kundër koronavirusit. Por, sipas Sanjeev Swamy, themelues dhe drejtor menaxhues i kompanisë Livinguard, tashmë ekziston një maskë që jo vetëm që filtron virusin, por edhe e shkatërron atë.

Kompania e teknologjisë së higjienës me seli në Zug ka zhvilluar një maskë të re për mbrojtjen e gojës dhe hundës, për të cilën supozohet se mund ta bëjë të padëmshëm virusin e koronës. Maska nuk është rekomanduar ende nga Empa (“Eidgenössische Materialprüfungsanstalt”, institucioni përkatës për testim të materialeve).

Siç shkruan “SonntagsBlick”, tek kjo maskë, në proces i veçantë i siguron sipërfaqet me një ngarkesë të fortë pozitive. Nëse bakteret ose viruset me ngarkesë negative vijnë në kontakt me të, ato do të shkatërrohen, transmeton albinfo.ch.  “Teknologjia jonë është dëshmuar se mund të shkatërrojë mbi 99.9 për qind të viruseve të koronës që vijnë në kontakt me të”, thotë Swamy.

Për të konkretizuar efektin , ai krahason veshjen me magnet: “Nëse viruset afrohen pranë maskës sonë, ato tërhiqen dhe aty ndodh një lloj qarku i shkurtër në të cilin virusi shkatërrohet dhe bie poshtë nga maska”.

Studiuesit në Universitetin e Lirë të Berlinit kanë testuar dhe konfirmuar efektivitetin e maskës. Por, sipas gazetës, Empa ende nuk ka dhënë rekomandimin e saj, pasi që ende janë duke u zhvilluar metodat analitike që të mund të hetojnë efektivitetin e veshjeve të tilla, përcjell albinfo.ch. Por tashmë ka shumë produkte të shitura në Zvicër që janë testuar dhe certifikuar jashtë vendit.

- Advertisment -

Lexoni