Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Osmani: Gjatë pandemisë për disa gra shtëpitë u bënë hapësira makthi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjes së gruas që ka ndërruar jetë dje në Kamenicë, pasi dyshohet se është vrarë nga burri i saj.
Osmani ka deklaruar se kjo kohë pandemie i ka dhënë krahë edhe më tepër dhunës në familje.
“Kur pabarazia shndërrohet në normë të pashkruar; kur burrat që e përdorin dhunën ose tentojnë atë jo vetëm që arsyetohen por edhe shpesh vishen me petkun e ‘heroit’ në ‘mbrojtje të moralit dhe nderit’ e çka jo tjetër- në një shoqëri ku merr frymë një mendësi e tillë, pastaj natyrshëm disa e arsyetojnë edhe dhunën ndaj grave”.
“Në rastin në Kamenicë e në shumë raste të tjera, dhuna merr jetë. Kjo kohë pandemie, për fat të keq, i dha krahë edhe më tepër dhunës në familje. Shtëpitë, hapësira ku ne supozohej të ndiheshim më të sigurt gjatë pandemisë, për një numër gjithnjë e në rritje të grave, u shndërruan në hapësirë makthi. Gratë lëre më që nuk janë të sigurta në punë e në rrugë, por shumë prej tyre nuk janë të sigurta as në shtëpi”.
“Dhuna nuk arsyetohet, nuk tolerohet dhe duhet të dënohet. Ngushëllime familjarëve të viktimës!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.