Vdes edhe një person me COVID-19 nga Gjilani
Ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë. Bëhet fjalë për një person të moshës 70-vjeçare nga Livoqi i Epërm.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Humb betejën me #COVID19 edhe një qytetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q. S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejën për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka shkruar Haziri.
Po ashtu, një 32-vjeçar i dyshuar me COVID-19 ka vdekur të shtunën mbrëma në Pejë. Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se ai kishte kryer testin, por ende nuk kishte pasur rezultat.