Friday, January 28, 2022

Vdes një 32 vjeçar në Pejë – dyshohet se kishte COVID-19

Një 32-vjeçar i dyshuar me COVID-19 ka vdekur të shtunën mbrëma në Pejë.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se ai kishte kryer testin, por ende nuk kishte pasur rezultat.

Nga njoftimi i Spitalit, ai kishte pasur sëmundje tjera shoqëruese.

“Një pacient i moshës 32-vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë i dyshuar me COVID-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.

Kurse deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. 

- Advertisment -

Lexoni