Monday, June 27, 2022

Vuçiq: Nëse Kosova lobon për njohje, ne vazhdojmë fushatën e çnjohjeve

Autoritetet në Serbi po e shohin të barabartë lobimin e Kosovës për njohje dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, me fushatën e tyre kundër njohjeve të reja.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar të dielën Kosovën që të mos i nënvlerësojë forcat serbe të sigurisë dhe se nuk do të arrihet asgjë “me ngritjen e tensioneve”.

“Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve pas vizitës batalionit serb të tankeve në Mitrovicën e Sremit, raportojnë mediet serbe.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të presë që fillimisht ta shohë përpjekjen e Kosovës njohje po për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe se më pas “po qe se nuk i qetësojnë mentorët e tyre”, do ta vazhdojë fushatën e tërheqjes së njohjeve.

“Iu premtoj se do të jemi pesëfish me të suksesshëm në aksionin e tërheqjes së njohjeve”, ka theksuar Vuçiqi.

- Advertisment -

Lexoni