Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Çfarë i shkakton rrathët e zi poshtë syve dhe si ti largoni ata në kushte shtëpie
Rrathët e zi poshtë syve shkaktohen nga tre gjëra: gjenetika, qarkullimi i dobët i gjakut dhe mënyra e jetesës. Në rastin e gjenetikës, mund të shkaktohet nga një lloj hiperpigmentimi në lëkurën tuaj (një mbiprodhim i melaninës, që është ajo që i jep lëkurës tuaj ngjyrën e saj). Gjenetikisht, disa njerëz kanë lëkurë më të hollë këtu gjë që e bën gjakun në këtë zonë më të dallueshëm.
Mënyra e jetesës gjithashtu mund të kontribuojnë, kështu që për shkak të lëkurës së hollë, kur venat tuaja hollohen, ato zgjerohen, dhe kjo i bën ato të duken më të errëta. Ekzistojnë një numër arsyesh pse venat tuaja mund të hollohen – nuk bëni gjumë sa duhet, stresi, dehidratimi, faktorët dietikë, alkooli, madje edhe alergjitë.
Si të parandaloni krijimin e rrathëve të zi?
Bëni gjumë të mirë
Kjomund të duket shumë e thjesht por funksionon. Besoj e keni vërejtur sa të lodhur dukeni kur nuk keni bërë një gjumë të mjaftueshëm. Po ashtu, mos harroni gjumi në shpinë në një jastëk jo fort të sheshtë është më i miri për lëkurën tuaj.
Shmangni konsumimin e tepërt të kripës
Kripa përmban natrium, që mund të shkaktojë fryerje në zonën poshtë syve nëse e teproni me përdorimin e saj.
Qëndroni të hidratuar
Nëse trupi juaj është i dehidratuar, ai përpiqet të kompensojë mungesën e hidratimit duke mbajtur sa më shumë ujë të jetë e mundur, duke shkaktuar ënjtje dhe qese nën sy. Kjo është arsyeja pse duhet të siguroheni që të pini sasinë e rekomanduar të ujit, pasi jo vetëm që e bën lëkurën tuaj të duket mirë, por edhe do të shmangë krijimin e rrathëve të yi poshtë syve. Supozohet se duhet të pini 2 litra ujë në ditë.
Këshilla për largimin e rrathëve të zi me gjëra shtëpiake
Patatja – jo vetëm që përmban vitamina A dhe C por patatja ka një përdorim të gjerë edhe në shkëlqimin e lëkurës. Përdorni lëngun e patates me një lugë çaji mjaltë për zonën rreth syve, do të bëjë mrekulli. Lëreni përbërjen për 30 minuta dhe pastaj largojeni me një leckë të lagur. Nëse e provoni për 2 javë rreth çdo ditë do të vëreni dallimin që do të bëjë.
Çaji i gjelbër – është i mbushur me kafeinë, e cila mund të ndihmojë në tkurrjen e enëve të gjakut në sytë tuaj, duke zvogëluar inflamacionin në venat dhe lëkurën. Për një efekt edhe më të mirë mos i hudhni qeskat e çajit. Fusni ato në frigorifer dhe vendosni pastaj në pjesën poshtë syve. Mbani për një kohë dhe sztë tuaj do të rifreskohen.
Akulli – fërkoni një copë akulli në zonën poshtë syve për të shtrënguar enët e gjakut, kjo po ashtu minimizon rrathët e zi.
Kastravec – kjo është një nga mënyrat më të famshme për largimin e rratëve të zi. Besoj të gjithë e dini se çfarë duhet të bëni. Preni dy copa kastravec vendosni në frigorifer dhe pastaj mbani në sy.
Lugë – vendosni një lugë në frigorifer. Kur të ftohet kthejeni nga ana e kundërt dhe vendoseni në sy. Përveç rratëve të zi kjo është një mënyrë e mirë për t’u zgjuar në mëngjes për ata që e kanë problem të ndahen nga gjumi.