Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Pamje të rënda/Plagët e 9 vjeçares që u kafshua sonte nga qentë endacak në Prishtinë
Një fëmijë ka qenë cak i sulmeve të qenve endacak sonte në Prishtinë.
9 vjeçarja është kafshuar nga këto kafshë, derisa ka marrë plagë të rënda.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi”, ndërsa vogëlushja është marrë me autoambulancë dhe është dëruar për trajtim në Emergjencë në QKUK.
Indeksonline sjellë pamje të trishtueshme, të trupit të fëmijës, ku shihen plagët e rënda.
Ajo është jashtë rrezikut për jetë, derisa është vetëm një nga viktimat e këtyre kafshëve që vazhdojnë të sillen me turma lartë e poshtë.
Pavarësisht disa iniciativave e premtimeve të shumta nga kryetarë komunash, qentë endacak vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët. Ndonëse shpesh është kërkuar një zgjidhje për këtë problem, një gjë e tillë nuk është bërë akoma.


