
Qeveria pritet të shpallë masa të reja për çerdhet, gastronominë, lirinë e lëvizjes…
Me gjithë rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, Qeveria është duke shqyrtuar ndryshimin dhe plotësimin e masave që mori javë më parë, e të cilat prekin gastronominë, çerdhet, lirinë e lëvizjes , përfshi edhe hyrje daljet kufitare në Kosovë.
Në Qeveri, aktualisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministri Besnik Tahiri është në favor të lejimit të punës në sektorin e gastronomisë deri në ora 23. Kurse kryeministri Avdullah Hoti, thuhet se është pajtuar që orari të shkoj deri në 22.30.
Pritet që brenda dy-tri ditëve të vendoset edhe për hapjen e çerdheve të fëmijëvë, kurse një çështje tjetër mbetet ajo e kalimeve kufitare, për të cilat ka disa rekomandime të ndryshme që prityet të vendosen. Shpallja e masave të reja, thuhet se do të bëhet shumë shpejt.