Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Ahmeti: Nga e hëna nis hapja me kushte e çerdheve
E vënë në shënjestër të kritikave, Qeveria e Kosovës me masat e fundit është përpjekur që disa përgjegjësi t’ua shpërndajë edhe niveleve tjera të pushtetit. Kësisoji, Qeveria ka lejuar hapjen e çerdhëve, por duke ia lënë këtë përgjegjësi komunave.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në lidhje me këto masa, duke thënë se me gjasë hapja e çerdheve do të nis nga e hëna e ardhshme.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur që përgjegjësinë për hapjen e çerdheve të ja lënë komunave. Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre, por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020, ka theksuar ai.
“Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime. Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë. Falemnderit për mirëkuptim!”, ka shkruar Ahmeti