Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Dëmet që i bëni trupit tuaj kur nuk hani mëngjes
Disa e konsiderojnë mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës. Shumë njerëz nuk mund të fillojnë ditën e tyre pa ngrënë vezë ose një tas me tërshërë. Të tjerë nuk mund të konsumojnë asgjë pa kaluar një kohë më e gjatë prej momentit kur janë zgjuar në mëngjes. Arsyet se çfarë ndodh nëse ju filloni ditën pa mëngjes i gjeni më poshtë.
Ju vini veten në rrezik për sëmundje
Sipas Kristi King, një dietolog në Spitalin e Fëmijëve në Teksas, njerëzit që e shmangin mëngjesin janë zbuluar se kanë një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2, rrezik më të lartë të mbipeshes për shkak të rezistencës ndaj insulinës dhe rregullimit të hormoneve, si dhe rritje të rrezikut për sulme në zemër dhe hipertensionit.
Kortizoli juaj ngrihet
Trurit i duhet glukozë për të mbijetuar gjatë natës dhe nganjëherë nuk ka glukogjen të ruajtur sa duhet në mëlçi për të ruajtur nivelin e duhur të glukozës në gjak. Ky problem zgjidhet duke rritur nivelin e kortizolit. “Duke ngrënë mëngjes, ju rimbushni nivelet e glukogjenit në mëlçi në mënyrë që nivelet e kortizolit të mund të ulen. Nëse nuk hani mëngjes, atëherë nivelet e kortizolit do të vazhdojnë të rriten për të ruajtur nivelin e glukozës në gjak, duke shkaktuar përfundimisht rezistencë ndaj insulinës që ju bën më të uritur gjatë gjithë ditë.
Dobësoni imunitetin tuaj
Shmangja e mëngjesit, dobëson imunitetin. Periudha të gjata kohore pa ngrënë dëmtojnë qelizat. Trupi ka nevojë për ushqim në mënyrë që të mbajë qeliza të shëndetshme dhe të afta për të luftuar infeksionet.
Rritet niveli i aciditetit
Mos ngrënia e mëngjesit mund të shkaktojë rritje të acideve. Trupi është i mekanizuar për të lëshuar acid në stomak për tretje kur trupi ndjehet i uritur dhe i duhet “karburant”. Nëse ky acid nuk merr ushqim për ta përpunuar – gjë që ndodh kur nuk hamë për disa orë – aciditeti do të rritet deri në muret e zonave të afërta si stomaku, tubi ushqimor dhe zemra dhe do të çojë në aciditet.
Fillojnë dhimbjet e kokës dhe marramendja
Mungesa e “karburantit” të trupit siç është glukoza në tru do të çojë në një ulje të funksionimit të qelizave të trurit – kjo është arsyeja pse mund të pësoni dhimbje koke dhe marramendje kur nuk keni ngrënë brenda një kohe. Kjo është mënyra e trupit tuaj për të komunikuar me ju dhe duke kërkuar që ta ushqeni atë.
Aromë e pakëndëshme e gojës
Mos konsumimi i mëngjesit shkakton aromë sumë më të keqe të gojës.
Rritet rreziku për obezitet
Ekspertët tregojnë se njerëzit që nuk e hanë mëngjesin kanë katër herë më shumë gjasa të jenë të trashë se njerëzit që hanë diçka në mëngjes.