Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Film për luftën dhe krimet serbe në Kosovë
Profesori Nusret Pllana ka publikuar në Facebook lajmin për lansimin e filmit “PAS 2000 VJET RRUGËTIM”. Filmi nuk preferohet për mosha nën 18 vjeçe, për shkak të përmbajtjeve të rënda, ku prezantohet krimet serbe të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë.
“Është filmi im i parë rreth luftës dhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e kam realizuar në vitin 2000, kurse në vitin 2001 me ketë film e kam fituar Çmimin e publikut, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave Dokumentarë, që është mbajtur në Prishtinë”, ka shkruar Pllana.
Po në lidhje me dokomentimin e krimeve serbe në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi ka pritur profsorin Pllana ku i është prezantuar projekti i Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999.
“Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës”, ka ashkruar Thaçi.