Alergjia e pranverës shqetëson një në 3 persona dhe këto metoda janë shpëtimtare
Gjyshinca thotë se u sulmua nga deputetët e LDK-së – E paraqet rastin në Polici
Gazmend Gjyshinca, deputet i LVV-së, ka thënë se pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.
Ai ka thënë se kjo ndodhi për shkak se ata nuk duruan argumentimin ndryshe.
Gjyshinca thotë se do ta paraqesin rastin që ka ndodhur, duke shtuar se ka pasur edhe lëndime fizike nga goditjet që ka marrë.
“Ajo çfarë ne kemi parë sot në komision ka qenë një qasje selektive dhe e padrejtë dhe na është pamundësuar mundësia që t’i ngrisim skandalet. Në këtë kuptim gjatë fjalës time, që ekzistojnë edhe xhirimet edhe në korridor ku ka ndodhur sulmet, kur kam filluar t’i shpalos problematikat, kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit por edhe deputetet e pozitës. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, unë i mbetur pak më vonë për të dalë, kur kam dal në korridor i gjendur në befasi jam sulmuar befasisht nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi”, ka thënë ai.
Policia në një përgjigje për KOHËN ka njoftuar se rasti ende nuk është proceduar zyrtarisht në Polici.
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, në një konferencë për media tha se deputetët e LDK-së në Komisionin Parlamentar për Punët të Jashtme i kanë sulmuar në hollin e Kuvendit të Kosovës atë dhe deputetin Gazmend Gjyshincën.
Ajo tha se Gjyshinca është sulmuar nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Aty, sipas Pacollit, ishte edhe deputetja Doruntinë Maloku.
“Pasi e panë që nuk mund të na ndalin në Komision, ata tentuan të na sulmojnë në hollin e Kuvendit. Kanë hyrë në udhë pa krye e s’dinë si të dalin, pyetjet tona i marrin fyese”, tha Pacolli.