Këshilli Koordinues i Diasporës i shkruan letër Merkelit, kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët
Këshilli Koordinues i Diasporës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar që pas marrjes së presidencës gjashtëmujore nga Gjermania në Bashkimin Evropian ata i kanë shkruar një letër kancelarës Merkel, duke kërkuar angazhimin e plotë të saj për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ndër të tjerash, Këshilli Koordinues i Diasporës po ashtu ka shprehur urime për marrjen e kësaj presidence nga Gjermania.