Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Çka ka të pasakta në raportimet ditore të IKSHPK-së?
Që nga shpërthimi i pandemisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e ka informuar në vazhdimësi opinionin në lidhje me ecurinë dhe rastet e reja të infektimeve me COVID-19.
Fillimisht, në bashkëpunim me ish-Qeverinë Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Arben Vitia, e më pas me Qeverinë Hoti dhe ministrin aktual të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Por, ajo që bie në sy është devijimi i raportimeve, në njërën anë dhe mungesa e përditësimit të tyre, në anën tjetër.
Në fillim, IKSHPK raportonte, marrë si shembull, se sot ka vdekur një person nga kjo komunë, i moshës kaq e kaq, i sëmurë edhe nga kjo e ajo sëmundje.
Më pas, filloi që të mos i raportoj thuase fare vdekjet. Kurse javët e fundit, të vdekurit i paraqet vetëm mes rreshtave, si numra nga 177 në 185, duke mos dhënë as informatën më të thjeshtë për këta njerëz se kush janë.
Të vdekurit, po prezantohen vetëm si shifra, diku mes rreshtash, pas numrit të personave të testuar, që nuk paraqet as anën humane të respektimit të viktimës.
Një pasaktësi tjetër te raportimet e IKSHPK-së qëndron tek testimi. Aty ende thuhet se po testohen personat nga gjurmimi i kontakteve, përderisa ka qindra njerëz që lajmërohen vet në IKSHPK dhe tregojnë se kanë pasur kontakt dhe kanë edhe simptoma, por ata nuk vijnë në shprehje të bëjnë testin. Testi u bëhet vetëm atyre që kanë shenja të theksuar klinike. Andaj, IKSHPK duhet ta korrigjojë vetëvetën në këtë pikë.
Por, edhe IKSHPK mbase mund të gabojë, pasi që COVID-19 si sëmundje e re dhe koronavirusi kinez si virus i ri, ka vënë në lajthitje edhe mjekësinë botërore dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Mbase të gjithë e mbajnë në mend kur OBSH në ditët e para të pandemisë u bënte thirrje qytetarëve në mbarë botën “mos mbani maska”, e më pas “mbani maska”. Kështu që nëse shihet nga ky aspekt, koronavirusi ka vënë në siklet e dilema mbarë botën, ne edhe mund ta kuptojmë IKSHPK-në. Por, disa korrigjime të lehta mund të bëhen, të paktën në shkrimin e raportimeve ditore.