Disa nga figurat publike shqiptare që u infektuan me Covid-19
Vëllezërit Edmond dhe Robert Budina
“Nuk kam as edhe një prej shenjave tipike të Covid-19, gjithsesi nuk kam të drejtë të paragjykoj rezultatin e testit, sepse mund të jem edhe bartës pa asnjë shenjë,” u shpreh pas lajmit të infektimit regjisori Edmond Budina, i cili kritikoi përgjegjësit e Institutit të Shëndetit Publik që bënë publike rezultatet e testimeve dhe paralajmëroi marrjen e masave ligjore.ROBERT DHE EDMOND BUDINA
Vilma Nushi
Sipërmarrësja shqiptare Vilma Nushi publikoi së fundmi një letër për mediat, ku shkruante ndër të tjera se “gjendej në një shtrat spitali ku merrte oksigjen, e infektuar me Covid-19”.
Erion Veliaj
“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!” tha dje (28 qershor) kryebashkiaku Veliaj.
Florian Binaj
“Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetëizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të krantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!” – u shpreh Binaj në Instagram, më 18 qershor. Më 29 qershor, u tha ndjekësve se ishte shëruar nga Covid-19.
Dekorim Sahiti
“Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes së masave strikte ndoshta ka qenë e pritshme për shkak të natyrës së punës sime, që vihem në kontakt me virusin. Menjëherë jam vetëizoluar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore.”- shkroi Sahiti në Facebook, i cili tashmë gëzon shëndet të plotë.
Bledi Strakosha
“Pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët,” njoftoi Strakosha dje (28 korrik) në Instagram.
Eliza Hoxha
Këngëtarja Eliza Hoxha, njëkohësisht deputete e PDK-së, shkroi në rrjete sociale në fillim të korrikut: “Të dashur miq, pas testit negativ të javës së kaluar, sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dalë pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam pasur disa simptoma që e shquajnë këtë virus: plogështi, ethe, temperaturë, kollë. Po ashtu kam vënë re aritmi të theksuar këto ditë.” Hoxha njoftoi dje se është zyrtarisht e shëruar. “Pas 20 ditësh – 10 në shpi e 10 në spital, nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi sh’pie në vazhdim”.
Art Abazi
“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e diel jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHPK se unë kam rezultuar pozitiv në COVID-19. E rëndësishme është sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën për ta mbrojtur veten dhe familjen. Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti,” shkroi këngëtari sot (29 korrik) në Instagram.
Skënder Brataj
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, rezultoi pozitiv me koronavirus në mars. Gjendja e kreut të urgjencës u stabilizua dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.
Deputetë në Parlament, të cilët raportohen si të infektuar me Covid-19: Ralp Gjoni, Eljo Hysko, Enver Roshi. Po kështu, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u diagnostikua me Covid-19. “Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetëizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!” tha ai në Facebook gjashtë ditë më parë.