Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Gjoba deri në 1000 euro për ata që s’i respektojnë masat
Qeveria e Kosovës ka vendosur që qytetarët të cilët nuk i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë të gjobitën.
Siç është bërë e ditur personat fizikë do të gjobiten deri në 500 euro, kurse personat juridikë deri në 1000 euro, përfshirë edhe shqiptimin e urdhëresave dhe masave mbrojtëse për kryesin e kundërvajtjes.
Në tiketën që posedon Koha thuhet se kryesi i kundërvajtjes i cili e paguan gjobën në të holla brenda 15 ditëve, paguan vetëm 50 për qind të shumës së paraparë për atë kundërvajtje.
Ndërkaq palët e pakënaqura ndaj vendimit të shkallës së parë, kanë të drejtë kundërshtimi në Komisionin për Vendosje në afatin prej 8 ditësh.
“Kundërshtimi i parashtrohet Komisionit përmes inspektorit sanitar i cili e ka shqiptuar gjobën, për Komisionin për Vendosje të Inspektoratit Sanitar të Kosovës në Prishtinë”, thuhet në tiketën e cila nga sonte do t’iu shqiptohet qytetarëve që nuk respektojnë masat.
Kjo është tiketa për gjoba e cila do të fillojë nga sonte, ku një kopje do t’i jepet palës e cila gjobitet.