Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
KATËR TË VDEKUR DHE 194 RASTE TË REJA ME COVID NË KOSOVË
Katër persona kanë vdekur e janë shënuar 194 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit. Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka arritur në 196.
Prishtina sërish kryeson me numrin e rasteve të reja me 81 raste, pasuar nga Podujeva me 17 dhe Prizreni 14, ndërsa komuanat e tjera me më pak raste të reja pozitive. Kjo shifër erdhi pas testimit të 449 mostrave.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se lajm i mirë është se ka një rënie të numrave, por ka bërë thirrje që të respektohen plotësisht masat e marra nga Qeveria e Kosovës.
Poashtu listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 138 persona.