Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

SHBA nuk e pëlqen Ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar në Twitter se Ligji i propozuar për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për UÇK-në.
“Ai e kriminalizon fjalën e lirë, i frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ai devijon nga përpjekjet praktike për të kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës”, shkroi Kosnett në Twitter.
Më 14 korrik, Qeveria e Kosovës ka mbështetur Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
Projektligji, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Vlera të luftës, sipas këtij projektligji, janë lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, shtabi i përgjithshëm, drejtoria politike, shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset e tjera.
Ky Projektligj, do të marr formën e Ligjit vetëm pasi që të jetë miratuar në Kuvend.