Nuk ka dyshim që gjetja e ngjyrës së buzëkuqit që ju shkon më shumë mund të jetë mjaft çliruese dhe ju bën të ndiheni mirë. Përveç nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që gjejnë veten në çdo ngjyrë atëherë jeni me fat. Sot në treg nga me qindra nuanca të buzëkuqëve, andaj ne do të mundohemi të lehtësojmë zgjedhjen tuaj.
Çelësi për të gjetur ngjyrën ideale lidhet me tonin tuaj të lëkurës. Dallojmë tri nuanca të lëkurës: të ngrohtë, të ftohtë dhe neutrale.
Nuancat e ngrohta: referuar gjithashtu si të arta, pjeshkë dhe të verdha

Njerëzit me nuanca të ngrohta:
Zakonisht rreziten lehtë gjatë verës
U shkojnë më shumë bizhuteritë ngjyrë ari
Kanë sy kafe ose lajthi
Venat në duar u duken të gjelbra
Nuancat e ftohta: lidhen me ngjyrën e kuqe, rozë dhe të kaltër

Njerëzit me nuanca të ftohta:
Djeg lehtë ose rreziten ngadalë
U shikojnë më mirë bizhuteritë ngjyrë argjendi
Flokët i kanë kafe, të zeza ose bionde
Sytë blu, gri ose jeshilë
Venat në dore duken blu
Nuancat neutrale kanë elementë edhe të toneve ngrohta edhe të atyre ftohta

Njerëzit me nuanca neutrle:
Rreziten ngadalë por nuk digjen
Kombinohen mirë me bizhuteri ari dhe argjendë
Venat në duar u duken të kaltra dhe të gjelbra njëkohësisht
Si të zgjidhni buzëkuqin për tonet e ngrohta të lëkurës?

Rregulli është që nëse keni lëkurë të ngrohtë të zgjedhni edhe buzëkuq të ngrohtë. Buzëkuqët e ngrohtë kanë nuanca të kuqërremta, pjeshkë, portokalli apo edhe të verdhë dhe kanë tendencë të përkulen drejt ngjyrave portokalli, si koral, ari, bakër, dhe deri në kafe. Hijet rozë, të kuqte të lehta me ton portokalli dhe nuanca rozë të trëndafilit do të plotësojnë më së miri tonin e lëkurës tuaj.
Si të zgjidhni buzëkuqin për tonet e ftohta të lëkurës?

Për shkak të lëkurës tuaj të zbehtë ngjyrat e theksuara mund të jenë më të përshtatshme për të theksuar fytyrën tuaj.
Provoni nuancat që ngjasojnë me të kaltërtë dhe vjollcen. Buzëkuqët e freskët ngjyrë kumbulle, të gjitha nuancat vjollcë dhe qershi do të vënë në pah bukurinë tuaj.
Tonet neutrale – mund të përdori të gjitha ngjyrat pa problem. Çdo ngjyrë do të duket bukur në ju.