Monday, January 24, 2022

Vdes nga COVID edhe një qytetar i Gjilanit – Shkon në 16 numri i të vdekurve në këtë komunë

Një qytetar i Komunës së Gjilanit ka humbur sonte betejën me coronavirusin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

Haziri u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa po ashtu ka bërë të ditur se edhe dy persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

“Sonte edhe një qytetar i dashur i Gjilanit e humb betejën me #COVID19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurteshi nga Livoqi i Epërm. Gjendja sonte pasqyrohet me 2 të infektuar më shumë”, shkruan Haziri.

I pari i Gjilanit po ashtu ka thënë se totali i të infektuarve në komunën që ai drejton është 449, ndërsa prej tyre 286 janë të shëruar, 148 janë raste aktive, prej të cilëve 44 të hospitalizuar dhe 16 viktima.

Haziri tha se janë në pritje edhe të rezultateve të 62 mostrave të datave 27, 28 dhe 29 korrik.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e dhënë  rreth orës 15:00, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383.

- Advertisment -

Lexoni