Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e

Zëdhënësi i PDK-së: Kjo është qeveri aksidentale, me një kryeministër aksidental
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hoti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.
Ai ka thënë se qeveria Hoti, sikurse ajo Kurti, nuk po di ta menaxhojë pandeminë, ndërsa rimëkëmbja ekonomike në tërë këtë tragjedi me jetë njerëzish, sipas tij, po duket tanimë si frazë klishe, e zbrazët dhe e pakuptimtë.
Ai ka porositur kryeministrin Hoti t’i lërë ankesat dhe t’i përvishet punës, ose të heqë dorë nga pozita e kryeministrit sikurse që bëri paraardhësi i tij – Albin Kurti.
“As edhe një vendim i vetëm i kësaj qeverie nuk është racional, hiq as edhe një sa i përket luftës kundër pandemisë. Qeveria Hoti është qeveri aksidentale, me një kryeministër aksidental dhe një ministër të shëndetesisë të humbur në botën e çudirave. Qytetaret e Kosovës po vdesin në numër rekord. Spitalet janë stërmbushur”, ka shkruar në një postim tjetër Bytyqi.