Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Zemaj i paqartë rreth faljes së Bajramit në Xhami – As nuk e lejojmë e as nuk e ndalojmë
Masat e fundit të Qeverisë së Kosvës, mes tjerash thonë se “ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
Nisur nga ky vendim, ishte e paqartë se a do të jenë të hapura edhe xhamitë për faljen e Kurban Bajramit.
Situatën, nuk e ka qartësuar mirë as ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili tha se as nuk do të lejojë e as ndalojë faljen e Kurban Bajramit të premten.
Ai gjatë vizitës së sotme në Mitrovicë, foli edhe për qëndrimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për falje të Kurban Bajramit nëpër xhami, me gjithë vendimet e fundit të Qeverisë, ku ndalohen të gjitha pjesëmarrjet fizike të qytetarëve në ceremonitë fetare.
“As nuk ndalojmë e as nuk lejojmë falje të çfarëdo riti fetar. Kemi sjellë rekomandime e vendime për të ruajtur shëndetin. I kemi ndaluar të gjitha aktivitetet publike, qofte edhe ato private. Vetëm për ta ulur numrin e ta zhdukim pandeminë. BIK-u është përgjegjës”, ka thënë Zemaj.
Në anën tjetër, BIK-u konfirmoi sot se do të ketë falje të Kurban Bajramit, pasi sipas drejtuesve të kësaj bashkësie, vendimi i Qeverisë nuk ka të bëjë me festën e së premtes.
Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Ahmet Sadriu, thotë se këtë të premte do të falet Kurban Bajrami.
“E keni komunikatën e ditës së hënë, nuk ka ndryshim nga ajo që është thënë në atë komunikatë”, ka thënë ai të mërkurën për KOHËN.
E lidhur me vendimet e fundit të Qeverisë, ai thotë se në to nuk specifikohet se ndalohet falja e namazit të Kurbanit Bajramit.
BIK-u të hënën kishte vendosur për faljen e Kurban Bajramit me disa kufizime, si për shembull që në këtë ceremoni të marrin pjesë jo më shumë se 50 persona, të respektohet distanca si dhe të mbahet maska.
Në pikën 16 të vendimeve të Qeverisë për masat e reja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, thuhet: “Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.