Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Defenderi i Ri
Defenderi i Ri kompleton dinastinë e Land Rover. Silueta unike bën që Defenderi i Ri të jetë tepër i identifikueshëm. Teknologjia e fundit e kësaj familje sjell aventurën e shekullit të XXI, duke qëndruar besnike ndaj frymës pionere, që ka qenë një shenjë dalluese e Land Rover për 71 vite.

Dizajn i dedikuar
Çdokush do të jetë në gjendje të personalizojë automjetin e tij sipas paketave specifike dedikuar përshtatjes së dizajnit për të plotësuar nevojat tuaja. Përveç Paketave të Aksesorëve, Defenderi i Ri disponon një gamë të gjerë aksesorësh individual që montohen menjëherë nga një Remote Control Winchº Electric.
Konsumatorët gjithashtu do të jenë në gjendje të zgjedhin një mbulesë mbrojtëse saten për ta bërë strukturën e jashtme edhe më të qëndrueshme. Mbështjellja ndihmon në mbrojtjen kundër gërvishtjeve apo dëmtimeve të tjera të ngjashme dhe do të jetë në dispozicion në disa ngyra duke siguruar një pamje bashkëkohore.
Udhëtoni me familjen tuaj
Defender ka qenë gjithmonë shoqëruesi i përsosur për aventurat në natyrë dhe modeli i ri vjen akoma dhe më inovativ. Ambienti i brendshëm, me elementë strukturor të ekspozuar, fleksibël, të qëndrueshëm dhe komod, e bëjnë Defenderin e Ri të përkryer për të ndarë aventura me familjen dhe miqtë tuaj.

Fuqi, efikasitet dhe kontroll në çdo mjedis
Defenderi është krijuar për të pasur një qëndrueshmëri maksimale. Zgjedhjet inovative inxhinierike mbështesin drejtimin e efikasitetit, duke përfshirë një nënbarkë të sheshtë, e cila optimizon performancën aerodinamike dhe mbron automjetin.
Qëndrueshmëria e tij, konfigurimi i automjetit sipas terrenit, bën të mundur që jo vetëm profesionistët, por dhe ata që ende janë në fillimet e tyre mund të drejtojnë automjetin me lehtësi.

Arkitektura e re e projektit DX, D7X e Land Rover-it, bazohet në një ndërtim monokok të lehtë alumini për të krijuar strukturën më të ngurtë të trupit që kjo markë ka prodhuar ndonjëherë. Testuar në mjediset më të vështira të natyrës, Defenderi i Ri ruan të njëjtën linjë prodhimi. Ai mundëson që të largoheni nga xhungla urbane, duke shkuar në terrene ranore dhe zona të akullta. Teknologjia me të cilën është pajisur automjeti në brendësi siguron komoditet, prakticitet dhe efikasitet në çdo terren që do të kaloni. Ju mund të shkoni në vende që të tjerët nuk do të guxonin!
