Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Këto çifte u martuan, pa u parë ndonjëherë
“Love is Blind” është një reality-show, që shfaqi episodin e parë në 13 shkurt të 2020-ës. Njerëzit e menduan si një formë e re të “takimeve” gjatë karantinës, pasi ideja e programit ishte e ngjashme me izolimin. Një grup djemsh e vajzash bëjnë takime me njëri-tjetrin, pa u parë në asnjë moment deri sa të vendosin se do të martohen me atë person. E gjithë kjo ndodh për 11 episode që zgjasin pak a shumë një orë.
Në fakt, përmbledhja për shikuesit është vetëm në kaq pak kohë, pasi kasti është shprehur se një takim mund të ketë zgjatur deri në 5 orë. Edhe pse ne shohim rreth 15 konkurrentë, në këtë “eksperiment” kanë qenë pjesëmarrës rreth 40-50 njerëz. Ky numër është reduktuar me kalimin e kohës, për t’i dhënë të gjithë hapësirën çifteve që patën vërtet një lloj kimie mes tyre. Në fillim të programit, u formuan 6 çifte, prej të cilëve vetëm dy thanë “Po” në altar. Aktualisht, Laureen Speed & Cameron Hamilton, janë ende bashkë:
Po ashtu, edhe Amber Pike & Matthew Barnett:
Një prej çifteve më problematikë ishte dhe Giannina Gibelli & Damian Powers. Ky i fundit, tha “Jo” në altar, por pasi i zgjidhën keqkuptimet, ata janë ende bashkë edhe pse jo të martuar.
Edhe pse ka patur shumë dyshime, nëse martesat janë të vërteta apo jo, TMZ siguron se çiftet janë të martuar ligjërisht dhe kanë dokumenta për ta verifikuar këtë. Çiftet janë martuar në 12 dhe 18 nëntor të 2018-ës, kohë kur seriali po bënte filmimet. Reality-show është cilësuar si një bashkim i çdo programi të këtij lloji, me kushtin e vetëm për të mos e parë personin të cilin “po dashuron”.