Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Kuvendi miraton rishikimin e Buxhetit, i hapet rrugë zbatimit të Pakos Emergjente
Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rishikimin e Buxhetit për vitin 2020. Miratimi erdhi si rezultat i diskutimeve të shumta gjatë një seance të jashtëzakonshme.
Buxheti i rishikuar kap shumën prej 2.6 miliardë euro, përderisa të hyrat buxhetore planifikohen prej 1 miliardë e 788 milionë euro. Ndërsa, ka një diskrepancë prej rreth 800 milionë euro, që sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami do të mbulohet nga emetimi i letrave me vlerë, huazimi i brendshëm dhe jashtëm dhe një pjesë do të shfrytëzohet nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës.
Tani mbetet që Ligji të hyjë në fuqi sapo të nënshkruhet nga Presidenti i Kosovës. Me miratimin hyrjen në fuqi të Buxhetit të Rishikuar mundësohet që të fillojë ekzekutimi i masave nga pakoja emergjente fiskale për paga, qira dhe çështje sociale.