“Jeta është e bukur por ka momente gri..”/Wanda Nara po përballet ende me probleme shëndetësore!

Shifra rekorde: 16 të vdekur e 258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
16 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e infeksionit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Bazuar në raportin e djeshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kur thuhej se numri i vdekjeve kishte arritur në 196, ne rastet e reja ky numër shkun në 212.
Kjo shifër e vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve, shënon rekord në Kosovë.
Ndërkohë, 258 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24-orëshin e fundit, që po ashtu parqet një numër të lartë.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.
Pavarësisht rasteve në rritje, Qeveria e Kosovës ka lehtësuar ditëve të fundit masat për gastronominë, që ishte vlerësuar si vatra e përhapjes së koronavirusit, kurse ka ashpërsuar masat për aktivitete sportive, kulturore e fetare. Ajo çka ishte interesante të masat e qeverisë, ka lehtësuar masat për sportet dhe aktivitetet në ambiente të mbyllura dhe ka ashpërsuar për ato në ambiente të hapura, pavarësisht se studimet botërore e dëshmojnë që përhapja e koronavirusit është më shumë e theksuar në ambiente të mbyllura.