Hyn në supermarket dhe shitësi përballë teje është pa maskë. I kërkon me shumë mirësjellje ta vendosë, por në rastin më të mirë merr një ngërdheshje prej tij, kurse në më të keqin të thotë “se je i/e vetmja që po ja kërkon diçka të tillë”. Wow! Më problem se vetë vendosja e maskës, është përballja me njerëzit që refuzojnë ta vendosin dhe t’i binden rregullave dhe tek ky grup nuk e kemi fjalën vetëm për të huajt, por edhe me të afërm e familjarë që duan t’i besojnë vetëm teorive të veta.

-Advertisement-

Para se të kalojmë tek guida, nëse po e lexoni këtë na lini t’ju themi se: veprimi i thjeshtë i vendosjes së një maske mund të shpëtojë jetë njerëzish gjatë një periudhe të tillë. Kaq duhet t’ju bëjë të reflektoni.

Shoku/shoqja e ngushtë

Nëse është pikërisht miku juaj më i mirë ai që refuzon të vendosë maskën, gjëja e parë që duhet të bëni është ta pyesni se si ndihen rreth kësaj situate. Përpiquni të tregoheni empatikë pa marrë nga sjelljet e tij. Nëse aryeja pse nuk e vendosin maskën është se nuk i shqetëson fare kjo gjendje dhe nuk besojnë se mund të sëmuren, merrni pak kohë për t’i shpjeguar. Thuajini se ju shqetësoheni për ta, shëndetin e tyre se do të mërziteshit shumë nëse ata do të infektoheshin apo do të infektonin të afërmit e tyre. Ju i njihni ata më mirë se kushdo, prandaj keni fuqinë t’i ndihmoni të shohin dritën.

Partneri/ja

Me siguri ju jeni zënë që gjatë karantinës, kështu që është koha t’i merrni gjërat pak më shtruar. Nëse ata ju thonë se vendosja e maskës në palestër apo diku tjetër është shumë e vështirë për ta, tregojini se si mund të ndikojë tek ju kjo sjellje. Thuajini që jeni shumë të shqetësuar dhe se kështu po vënë në rrezik veten dhe ty. 

Prindërit e tu

E kuptojmë që acaroheni sa herë i shihni të “bëjnë si trima” edhe duke ditur që janë mosha më e riskuar, por qetësohuni. Nuk është mirë t’i trajtoni si vogëlushë, kështu që tregohuni të hapur me çfarë ju shqetëson. Jepini disa fakte që të binden se normaliteti i ri është ky dhe duhet t’i përshtatemi atij.

Shefi

Nëse shihni që shefi juaj po tregohet i papërgjegjshëm. përpiquni të ndani çfarë ai bën për veten dhe çfarë zgjedh për ju. Nëse e keni shumë përballë dhe e shihni pa maskë, jepini një nga tuajat. Thuajini që sapo e latë me shumë mirësjellje dhe kaq. Nëse refuzon, është momenti t’i distancoheni me lezet.

Klientët e tu

Nëse sheh që klientët vijnë rreth e rrotull me maska rreth mjekrës, kërkojini me mirësjellje ta vendosin tamam.  Nëse e sheh që nuk binden, masa e sigurtë që mund të merrni për vete është distanca. Në rastin më të keq, përmendi shefin dhe politikat e rrepta të biznesit në lidhje me këtë çështje.

Njerëz që s’i njeh

Thjesht shmangiu! Mos e mendo dy herë nëse sheh që ata as e kanë ndërmend të sillen siç duhet. Nuk funksionojnë këshillat që mund t’i japësh dikujt që s’e njeh, përveçse do përfundosh në konflikt.

Burimi: Cosmopolitan