Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Tetë shfaqje televizive që nuk duhet humbur këtë gusht
Një përmbledhje e shkurtër e tetë serive më të vlerësuara që lansohen apo vazhdojnë me sezona të ri në muajin gusht. Mos i humbisni!
Lovecraft Country
Kjo seri e HBO nga Jordan Peele dhe JJ Abrams është bazuar në novelën e Matt Ruff të 2016-ës. Ruff, trajton tmerrin e dallimeve raciale në epokën e Jim Crow në SHBA. Historia ndjek Atticus Freeman (Jonathan Majors) ndërsa ai udhëton me mikun e fëmijërisë Letitia (Jurnee Smollett) dhe xhaxhain e tij George (Courtney B Vance) për të gjetur babanë e tij të humbur, Montrose (Michael Kenneth Williams). Kërkimi i tyre shndërrohet në një luftë për të mbijetuar – duke u përballur me tmerret racore të Amerikës së viteve 1950. Premiera është më 16 gusht në HBO dhe 17 Gusht në Sky Atlantikc.

The Rain
Disa vite pasi shiu që mbante një virus fshiu pothuajse të gjithë popullsinë e Skandinavisë, Simone (Alba August) dhe Rasmus (Lucas Lynggaard Tønnesen) e gjejnë veten të ndarë në dy anë sa i përket shpëtimit të njerëzimit. Virusi mund të ndalet, por me çfarë kostoje? Në sezonin e tretë dhe të fundit të serisë daneze post-apokaliptike, Rasmus dëshiron të infektojë të gjithë me të njëjtin version beta të virusit që e ktheu atë në një qenie mbinjerëzore, ndërsa Simone është këmbëngulëse që duhet të ketë një kurë. A do të arrijnë t’i lënë mënjanë dallimet e tyre në mënyrë që të bëjnë gjënë e duhur? Premiera është më 6 gusht në Netflix.

Little Birds
Frymëzuar nga koleksioni i tregimeve të shkurtra erotike të Anaïs Nin, kjo seri nga Sky ndjek debutanten e trazuar amerikane Lucy Savage (Juno Temple), e bija e një prodhuesi të armëve, pasi ajo mbërrin në Tangier në 1955 ku burri i saj i ardhshëm, Lord Hugo Canvendish -Smythe (Hugh Skinner) po e pret atë. Pas një pritje zhgënjyese të dasmës, Lucy zbulon Cherifa (Yumna Marwan) – një nga personazhet më skandaloze të Tangier – i cili kap imagjinatën e saj dhe e prezanton atë në botën e sekreteve intime. Premiera është më 4 gusht në Sky Atlantic.

Ted Lasso
Ted Lasso është një trajner i futbollit amerikan. Në këtë seri prej 10 pjesësh, Lasso udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar për të trainuar një ekip profesionist në Londër, pavarësisht se ka pak përvojë në futboll. A do t’i bindë ai lojtarët cinikë dhe tifozët dyshues për t’i parë gjërat në mënyrën e tij? Premiera është më 14 gusht në Apple TV +.

Mandy
Një tjetër komedi e shkurtër nga mendja e Diane Morgan,e cila është drejtuesja, autorja por edhe ylli i komedisë “Mandy”- një grua me ëndrra të mëdha e cila ballafaqohet me shumë pengesa në rrugëtimin e saj. Premiera në gusht në BBC Two.

I Hate Suzie
Billie Piper luan rolin e një gruaje që e ka jeta e të cilës ndryshon kur ajo hakohet, dhe publikohen disa fotografi të saj. Seriali ndjek rrugëtimin e vështirë të Suzie Pickles (Piper), pas publikimit të fotografive që prek çdo fushë të jetës së saj. Episod pas episodi e shohim që ajo po kalon në fazat e tronditjes, turpit dhe zemërimit ndërsa Suzie dhe shoqja dhe menaxherja e saj më e mirë Naomi (Leila Farzad) përpiqen të mbajnë së bashku jetën, karrierën dhe martesën e tij me Kob (Daniel Ings). Premiera më 27 gusht në Sky Atlantic.

3%
Lufta është e afërt në sezonin e katërt dhe të fundit të këtij thrilleri post-apokaliptik të vendosur në Brazil. Seriali del në një botë që është e ndarë në dy shoqëri të ndryshme, ku të rinjtë garojnë për të vërtetuar vlerën e tyre për t’u bashkuar me një shoqëri elitare. Të gjithë kanë një shans për të fituar vendin e tyre në një ishull si parajsë të quajtur Offshore në det të hapur, larg nga lagjet e mbushura me njerëz. Sidoqoftë, vetëm një pjesë e vogël do të arrijnë qëllimin pasi të kalojnë një proces intensiv të cilin vetëm 3% mund t’a arrijnë. Premiera më 14 gusht në Netflix.

Bad Banks
Bad Banks kthehet me sezonin e dytë. Gjashtë muaj pasi banka e Deutsche Global Invest u la në prag të një krize financiare, bankieri i ri investues ambicioz Jana Liekam (Paula Beer) po punon për të rikthyer radhët. Pas katastrofës që çoi në trazira dhe shkrirjes së dy bankave kryesore, lojtarët e rinj po nxisin sistemin tradicional. Premiera më 7 gusht në Walter Presents/All4.
