Saturday, June 25, 2022

15 TË VDEKUR DHE 226 RASTE TË REJA ME COVID-19

Edhe 15 të vdekur dhe 226 raste të reja të konfirmuara pozitive me COVID-19, janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë testuar gjithsej 459 mostra, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë, 226 raste. Kurse numri total i vdekjeve në Kosovë nga COVID-19 ka shkuar në 227 raste.  

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 4.578 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3.525.

Në raportin e sotëm, më së shumti raste ka prapë në Prishtinë me  82 raste, në Podujevë 26 raste të reja, në Fushë Kosovë janë 18, në Mitrovicë të Jugut 15, 13 raste në Pejë, 12 në Gjakovë, në Gjilan janë 9 raste të reja si dhe nga shtatë raste janë në Klinë, Viti e Vushtrri, raste më pak janë konfirmuar edhe në 12 komuna të tjera.

- Advertisment -

Lexoni