Monday, June 27, 2022

Hoti nga QKUK: Gjendja është shumë e rëndë

Mëngjesin e Ditës së Bajramit, kryeministri Avdullah Hoti ka vendosur që ta kalojë për pak çaste në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po zhvillohet beteja me rastet e Covid-19. Ai ka ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të diskutuar me personelin mjekësor, ndërsa tha se gjendja me pandeminë COVID-19 është e rëndë.

Hoti tha se e ka të qartë që personeli mjekësor është lodhur tash e gjashtë muaj duke u përballur me këtë situatë.

“Në këtë ditë feste jemi këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po e bëjmë për të dëgjuar vlerësimet e tyre për situatën nëpër të cilën po kalojmë. Gjendja është e rëndë dhe duhet të falënderoj qytetarët që po i respektojnë masat. Është ditë feste por duhet që apeli që kam bërë si qeveri bashkë me të gjitha institucionet tjera dhe me akterët e tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate kanë dhënë efekt dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjendje që njerëzit ti respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm sepse jeta është mbi të gjitha sepse vetëm kështu mund ta menaxhojmë këtë situatë”, shtoi Hoti

Kryeministri më tej tha se gjendja është e rëndë dhe falënderoi qytetarët që sot po respektojnë masat, ku sipas tij duket se apeli i Qeverisë ka dhënë efekt.

Ai shprehu besimin që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë masat edhe në ditët e ardhshme, pasi sipas tij, jeta është mbi të gjitha.

“Kjo tash është mision kombëtar për t’i dalë ballë kësaj pandemie, duke rrezikuar jetën e tyre dhe familjarëve të tyre”, tha Hoti.

E Valbon Krasniqi u.d. i drejtorit të Shërbimit Spitalor të Kosovës, tha se vizitat e institucioneve janë një motivim shtesë për punëtorët shëndetësor.

“Vizitat e institucioneve tona janë një motivim shtesë për ne punëtorët shëndetësor për të vazhduar edhe më tutje punën. Ne prezantuam situatën reale që e kemi për sa i përket aspektit Klinik të pacientëve lidhur me veprimet që i kemi marrë për të krijuar kapacitetet shtesë në shtretër për të trajtuar pacientët me koronavirus si brenda klinikave po ashtu edhe në spitalet rajonale. Po ashtu edhe me veprimet që i kemi për të shtuar edhe numrin e stafit dhe personelit shëndetësor që janë duke trajtuar këta pacient. Po ashtu njoftuam kryeministrin edhe me sfidat me të cilat po kalojmë përsa i përket menaxhimit klinik të rasteve dhe njëkohësisht vazhduam të kërkojmë mbështetjen e institucioneve qeveritare.”, shtoi Krasniqi.

E drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha-Ajazaj, tregoi për gjendjen e pacientëve me COVID-19 në këtë klinikë.

“I kemi diskutuar të gjitha mundësitë sfidat me të cilat ballafaqohet stafi i Klinikës Infektive. Gjatë këtyre gjashtë muajve të cilët i garantuam që ne si Infektologë do të vazhdojmë edhe më tej punën. Gjendja e pacientëve të cilët po vijnë nga tereni janë në gjendje me manifestime klinike të rënda ku në disa raste edhe përkundër përpjekeve tona me terapi intenzive për fat të keq po përfundojmë me fatalitet. Prandaj i lus të gjithë qytetarët që ndihëm më të madhe na japin lidhur me respektimin e masave nga IKSHPK”, shtoi Ajazaj.31 korrik 2020, 10:50

- Advertisment -

Lexoni