Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Pelegrinazh aspak i zakontë, besimtarët myslimanë falen duke mbuluar fytyrën me maskë
Të gëzuar e me lot në sy, pelegrinët myslimanë e kaluan ditën në malin Arafat të Arabisë Saudite, ku Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit. Një pelegrinazh aspak i zakontë duke ruajtur distancën e duke mbajtur gjatë të gjithë kohës maskë në fytyrë.
Më herët pelegrinët rrethuan Qaben – strukturën prej guri më e shenjta e besimit Islam. Edhe falja këtu u krye në grupe të vogla prej 50 personash, secili duke mbajtur një distancë të sigurt dhe të shoqëruar nga një ekspert i shëndetit që monitoronte lëvizjet të tyre.
Me rrezikun e pandemisë, duke mos u lejuar tubimet e mëdha vetëm disa mijëra pelegrinë, sauditët u lejuan të marrin pjesë në faljen e këtyre ditëve, një detyrë që çdo mysliman i devotshëm duhet ta kryejë një herë në jetën e tij.
Rreth 2.5 milionë myslimanë zakonisht vizitojnë vendet më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë për pelegrinazh, por këtë herë festimet për një nga ditët më të shenjta në kalendarin islam u zhvilluan në kushte aspak të zakonta.
Në të gjithë botën besimtarët iu bindën kushteve të reja duke u falur në këtë Kurban Bajram me maska e duke u përpjekur të ruajnë distancën sociale.