Nga koka te këmbët, do të kesh vështirësi për të gjetur diçka që yoga nuk përmirëson – fleksibilitetin, forcën, tretjen, shëndetin mendor, lista vazhdon. Edhe më mirë, përfitimet e yogës shpesh mund të ndjehen vetëm pas një cikli ushtrimesh.
Shumë njerëz nuk e dinë derisa ta provojnë se joga është thellësisht shëruese. Ajo lehtëson stresin, detoksifikon dhe na forcon fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht.
Një shpinë e drejtë
Një studim i vitit 2011 krahasoi skanimet e shtyllave kurrizore të mësuesve të yogës me ato të njerëzve që nuk praktikonin yoga. Dallimi ishte shumë i madh. Praktikuesit e yoga-s nuk ankohesh asnjëherë për dhimbje shpine, kishin shpinë të drejtë dhe të fortë në krahasim me të tjerët që kishin dëme në boshtin kurrizor.
Fokus dhe shëndet konjitiv
Bëni përpjekje për të përmmirësuar vëmendjen? Dëshironi të përmirësoni fokusin, të shpejtoni aftësitë e përpunimit të trurit tuaj dhe të forconi funksionin tuaj njohës? Sipas një hulumtimi të vitit 2015, thjesht praktikoni yoga.
Më shumë energji
Yoga mund të ketë efekte të shkëlqyera në rritjen e energjisë dhe vetëvlerësimit.
Humbje peshe
Edhe pse me llojet e tjera të ushtrimeve mund të djegësh më shumë kalori, yoga mund të ndihmojë në humbjen e peshës edhe kur është restauruese. Studiuesit besojnë se kjo ndodhë për shkak të aftësisë së yogas për të zvogëluar kortizolin, një nga hormonet tuaja të stresit.
Gjumë më i mirë
Praktikuesit e yoga-s të cilët morën pjesë në një studim kanë treguar se falë saj tashmë flenë më mirë sepse yoga largon energjinë negative dhe ju qetëson për një gjumë më të mirë.
Kocka më të forta
Yoga mund t’ju ndihmojë të ndërtoni ose mbani densitetin e kockave. (Kjo është veçanërisht e rëndësishme për plakjen e shëndetshme!
Lehtësim për dhimbjen e shpinës dhe qafës
Yoga është treguar të ofrojë lehtësim afatshkurtër për dhimbjen si në shpinë ashtu edhe në qafë, në një studim të 570 pacientëve.
Gjunjë të shëndetshëm
Dhimbja dhe ngurtësia e gjurit nuk duhet të jenë pjesë e rritjes. Yoga është treguar e suksesshme duke reduktuar dhimbjen e gjurit dhe atë ngurtësi të bezdisshme tek personat që kanë probleme të tilla.
Një zemër e fortë
Për ata që kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare ose sindromës metabolike, joga mund të ndihmojë. Yoga ka aftësi për të rritur shëndetin e zemrës. Praktika ndihmoi në përmirësimin e indeksit të masës trupore, nivelet e presionit të gjakut dhe kolesterolin.
Përmirëson sistemin e tretjes
Ndoshta për shkak të lidhjes midis trurit dhe zorrës suaj, yoga mund të ndikojë në tretjen tuaj. Një studim i vogël zbuloi se yoga mund të ndihmojë kapsllëkun kronik dhe të përmirësojë shëndetin fizik dhe emocional.
Lehtësimi i depresionit
Yoga gjithashtu mund të ndihmojë në forcimin e humorit tuaj, si pjesë e një plani trajtimi. Në një përmbledhje sistematike, joga konsiderohej “efektive në uljen e depresionit”.
Relaksim
Yoga ndihmon në luftimin e stresit, duke ndërtuar rezistencë dhe duke mësuar teknika të relaksimit. Ai gjithashtu mund të ul nivelin e kortizolit tuaj.
Zbut ankthin
Në bazë të një hulumtimi me muzikantë profesionistë të cilët ballafaqohen me stres dhe anth për performancat e tyre, është provuar se yoga ndihmonë shumë në këtë aspekt.