
Në pritje të vaksinës, eksperti nga SHBA: Urojmë të jetë gati në 2021
Eksperti i lartë shëndetësor për sëmundjet Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci jep shpresë se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e sigurt dhe gati në dhjetor të këtij viti. Ndërsa si shtoi se vaksina do të jetë gati për përdorim masiv në muajt e parë të 2021.
“Unë mendoj se ndërsa hyjmë në vitin 2021, ju do të keni një vaksinë që do të ishte e disponueshme për njerëzit në Shtetet e Bashkuara,” tha Fauci për Uashington Post.

Autoritetet federale të shëndetësisë në SHBA po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër. Fauci, tha se një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin.
Eksperti theksoi se ka ende shumë pikëpyetje e të panjohura mbi coronavirus. Dhe shpreson të marrë disa përgjigje deri në dhjetor nga një studim ku tregohet se sa shpesh fëmijët infektohen dhe nëse përhapin infeksionin tek të rriturit.
Ai gjithashtu tha se ishte i kënaqur me konferencat e shtypit të fundit të presidentit Donald Trump, duke thënë se Trump po këshillonte njerëzit të mbanin maska dhe të praktikonin distancimin .