Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Pacientët me Covid-19 po trajtohen edhe në Gjinekologji
Që nga e premtja, një pjesë e objektit të Gjinekologjisë, po shfrytëzohet për pacientët me covid-19.
Reparti i Operativës është vë në dispozicion të pacientëve të dyshuar me Covid-19, i cili ka edhe një hymje të veçantë, nga e cila nuk qasje gratë shtatzëna.
Në këtë repart janë 21 shtretër të destinuar për pacientët që kanë simptoma të coronavirusit.
E kjo gjë i ka shqetësuar gratë që janë të shtrira në këtë klinikë.
Gjinekologu Zef Ndrejaj, për T7 thotë se kjo është një zgjidhje e përkohshme, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, brenda klinikës ekziston një tjetër repart, ai i Konzervativës ku trajtohen shtatëzënat pozitive me virusin korona. Aktualisht aty janë tri gra të konfirmuara pozitive.
Gjinekologu Ndrejaj pohon se ashensori i këtij reparti me repartet e tjera ku trajtohen gratë shtatëzëna është i përbashkët, por ai thotë se edhe mjekët që i trajtojnë janë të njëjtit.
Vetëm deri në orën 12 në Klinikën e Gjinekologjisë të shtunën janë realizuar 10 lindje.
Në këtë Klinikë aktualisht po qëndrojnë 260 gra që presin të lindin ose që kanë lindur tashmë.