Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Peshkaqeni sulmon varkën ku ndodheshin babë e bir
Një varkë në të cilën ndodheshin babë e bir, u sulmua nga një peshkaqen i bardhë.
Sean Vinar dhe i biri James, e filmuan gjithë skenën kur peshkaqeni i sulmoi, në brigjet e Barrenjoey, në Tazmani.
Dy familjarët ishin duke vëzhguar një grup fokash, jo shumë larg varkës së tyre, e gjatë rreth 5 metra.
Pak çaste më vonë, varka u përplas furishëm nga një peshkaqen i bardhë.
“Dëmtoi një pjesë të varkës me kafshim, para se të dilte mbi ujë. Mund të ishte 4 metra i gjatë. Fatmirësisht, arritëm që të largohemi pa pasojë. Nuk mendonim se do të ndodheshim në territorin e tij të gjuetisë”, tha Sean Vinar. /a.y/noa.al