
Policia dhe Inspektorati në aksion – mbyllin lokalet që nuk i respektojnë masat
Moszbatimi i masave anti-Covid, u ka kushtuar disa lokaleve, kafiterive në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë etj., me mbyllje. Inspektorati dhe policia kanë nisur një aksion nëpër lokale të ndryshme në gjithë Kosovën.

Siç bëhet e ditur, të gjitha lokalet që nuk kanë respektuar këto masa, do t’iu vendoset shiriti mbyllës.
Aktualisht në Prishtinë janë mbyllur disa lokale për shkak të mos respektimit të rekomandimeve të caktuara. Jan raportuar mbyllje edhe në qytete tjera.

Mbylljen e lokaleve për mos respektim të masave antiCovid-19, e kishte paralajmëruar të shtunën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Pasditën dhe mbrëmjen e Kurban Bajramit, kafiterite dhe gastronomia në përgjithësi, sipas ministrit Armend Zemaj, nuk i kanë përfilluar rekomandimet dhe masat mbrojtëse, duke grumbulluar masa të mëdha njerëzish, dhe kjo tani pritet që të shtojë edhe më shumë infektimet me koronavirus. Ai ka paralajmëruar ashpërsimin e masave.
LEXO EDHE KËTË: