Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Vetëvendosje: Qeveria Hoti po e çon vendin drejt katastrofës
Për tri ditë, janë regjistruar 41 raste të vdekjeve në Kosovë si pasojë e koronavirusit.
Një gjendje e tillë e ka nxitur partinë më të madhe në vend, njëherësh edhe partinë më të madhe opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje që të reagojë. Në një postim në Facebook, partia e Albin Kurtit ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë.
“Qeveria që nuk po di të menaxhojë me pandeminë po e çon vendin drejt katastrofës humanitare. Këta duhet të largohet në mënyrë që të qeverisin me vendin ata që e dëshmuan se mund ta menaxhojnë suksesshëm pandeminë dhe ekonominë e vendit”, shkruan Vetëvendosje.