Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

ASK: Brenda një viti 815 kërkesa për shkurorzime
Në bazë të statistikave të të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2019, në Gjykatat Themelore të Kosovës janë grumbulluar gjithsej 815 fleta për shkurorëzime.
Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2019 në Kosovë janë shkurorëzuar 815 çifte bashkëshortore.
Bazuar në kohëzgjatjen e martesës, dominon viti i parë me 13.1%, viti i dytë me 12.9% dhe më pak se një vit 9.9% e të shkurorëzuarve. Në shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 178 shkurorëzime apo 21.8%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 192 apo 23.6% e rasteve.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme; numri i femrave të kësaj kategorie është 304 apo 37.3%, kurse i meshkujve 338 apo 41.5%.
Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 9.6 % dhe po ashtu me një fëmijë me 9.3%.