Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Humb jetën tragjikisht një i ri në liqenin e Radoniqit
Një i ri nga fshati Rastovicë, komuna e Deçanit, ka humbur jetën tragjikisht në liqenin e Radoniqit. Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.
Njoftimi i plotë:
Lajm tronditës. Tragjikisht ka humbur jetën sot në liqenin e Radoniqit i riu nga fshati Rastovicë, Azgon Selmanaj. Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Selmanaj nga Rastovica e Deçanit! Shpirti i tij u preht në paqe!RS”, ka shkruar Selmanaj.