
Pronarët e pishinave paralajmërojnë protestë para Qeverisë
Pronarët e pishinave kanë paralajmëruar se nesër (03 gusht, 2020), do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë.
Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, përfaqësuesi i të gjitha pishinave në Kosovë, Diamant Paçarizi, i cili ka shtuar se në rast të injorimit nga ana e Qeverisë, ata do ta bllokojnë kufirin Kosovë-Shqipëri.
“Nesër në ora 14:00 pronarët e të gjitha pishinave në Kosovë do të organizojnë një protestë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë (para Qeverisë) për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë”.