Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Rusia planifikon në tetor vaksinimin anti-COVID, të parët mjekët dhe mësuesit
Ministri i Shëndetësisë në Rusi Mikhail Murashko bëri me dije se autoritetet shëndetësore po përgatisin një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit në tetor.
Murashko tha se mjekët dhe mësuesit do të ishin të parët që do tu ofrohej vaksina.
“Ne planifikojmë vaksinime më të gjëra në tetor,” tha ai, duke shtuar se mësuesve dhe mjekëve vaksina do t’ju ofrohet të parëve”.
Por ekspertët kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë vendim të shpejtë të Rusisë.
Ndërkohë në botë po bëhen studime të shumta për vaksinën kundër koronavirust edhe pse ende nuk ka rezultate përfundimtare.