Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Shumë biznese para falimentimit – prej nesër paralajmërohen protesta
Masat anti-Covid dhe rregullat e reja të punës të vendosura nga Qeveria kanë vënë në vështirësi shumë biznese e disa i kanë vënë para falimentimit. Pakënaqësitë kanë shkuar shumë larg dhe tani paralajmërohen protesta para qeverisë e komunave.
Sonte, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës çerdhet private, kurse nesër do të protestojnë para qeverisë pishinat e po ashtu, protesta do të ketë edhe në institucionet e shëndetit publik, përkëtësisht infermieret.
Asociacioni i institucioneve parashkollore private nuk po pajtohet me vendimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për mos hapje të çerdheve private.

Për këtë qëllim, përfaqësues të këtij asociacioni u mblodhën të diel në mbrëma para Komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Kurse pronarët e pishinave kanë paralajmëruar se nesër do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë.
Me masat e qeverisë nuk janë pajtuar as klubet sportive, pasi që me vendimet e fundit janë pezulluar edhe aktivitetet sportive në natyrë, përderisa janë lejuar ato që zhvillohen brenda, çka për shumëkë ka qenë vendim absurd i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Përderisa ka penalizuar në vazhdimësi bizneset në emër të luftimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria nuk ka arritur të ekzekutojnë thuase fare mjetet e Pakos Emergjente për t’u dalë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve.