Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Studimi: Mënyra si jeni sjellë gjatë pandemisë zbulon klasën tuaj sociale
Distanca sociale u bë një nga mënyrat më të fuqishme për të luftuar pandeminë e koronavirusit në fillim të marsit, pasi bizneset, zyrat, shkollat dhe vendet e tjera, u mbyllën në përpjekje për të rrafshuar kurbën. Teksa shtetet vazhdojnë t’i mëshojnë rëndësisë së distancës sociale, një studim i ri tregon se mënyra si jeni sjellë gjatë pandemisë tregon klasën sociale.
Studiues në Universitetin e Kalifornisë bënë disa hulumtine në disa bashkësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studimi, i botuar në Proceedings of the National Academy of Science, tregoi se komunitetet më të pasura, lëviznin më shumë gjatë pandemisë. Pas pandemisë, këto komunitete qëndruan në shtëpi, ndërsa te komunitetet e varfëra u vunë re më shumë lëvizje.
Një nga arsyet sigurisht që është edukimi, pasi mungesa e informacionit dhe ndërgjegjësimit ka prirjen të jetë më e përhapur te shtresat e varfëra të shoqërisë, mirëpo studiuesit theksuan se jo gjithmonë bëhet fjalë për edukimin, sepse një tjetër faktor, tepër i rëndësishëm, është punësimi.
Sipas tyre, njerëzit e shtresës së mesme/të pasur, kanë më shumë mundësi të qëndrojnë në shtëpi sepse kanë punëtorë që punojnë për ta dhe rrjedhimisht mund të qëndrojnë në shtëpi. Nga ana tjetër, shumë njerëz të shtresës së mesme/të ulët punësohen në sektorë ku puna nga shtëpia është e pamundur.