Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Thaçi reagon pas rritjes së numrit të vdekjeve nga COVID-19
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas rritjes së numrit të vdekjeve nga COVID-19.
“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit”, ka shkruar ai.
“Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.