
Trendi i ri – ngjyra të ndritshme në arkitekturë
Gjërat kanë filluar të ndriçohen në botën e dizajnit. Në të gjithë botën dizajnerët kanë filluar përdorimin e ngjyrave dhe modeleve të guximshme që ndryshojnë shumë prej estetikës së përmbajtur, minimaliste që ka mbizotëruar deri tani.
Në Sydney, Australi, arkitektët e kompanisë Amber Road dhe këshilltarët e ngjyrave Lymesmith kanë përdorur kaq shumë ngjyra të gëzueshme në ripërpunimin e një shtëpie të viteve 1960-a, sa që është riemëruar Shtëpia Polikrom. Qëllimi i tyre ishte t’i japin shtëpisë një ndjenjë energjie dhe karakteri sepse deri atëherë ajo mbizotërohej nga ngjyra kafe.

Ndërkohë, arkitektët Azab në Spanjë futën në një apartament në Bilbao një kuzhinë me akullore-rozë, dyer rrëshqitëse të kuqe, qilim me abstrakte të ndritshme dhe një korridor portokalli dhe jeshil.
Në shtëpinë e saj në Massachusetts, arkitektja Deborah Richards ka shtuar të verdhë të ndritshme në dritare dhe dyer, të cilat janë në kontrast me materialet dhe ngjyrat e jashtme.

Ndërkohë, Craig Redman dhe Karl Maier që jetojnë në New York dhe Londër paraqitën ngjyra të theksuara, modele grafike dhe forma gjeometrike për një ekspozitë të fundit të quajtur “All In” në Seoul’s Avenue L.

Sigurisht, shumë vende, nga India dhe Afrika deri në Lindjen e Largët, kanë ADN-të e tyre me ngjyra dhe modele të ndritshme. Dizajneri britanik-nigerian Yinka Ilori bën udhëtime nga shtëpia e tij në Londër për të marrë frymëzim nga dyqanet e rrobave tradicionale të Tregut Balogun të Lagos.
Diversiteti, koha dhe ndryshimi i zemrës së botës së projektimit janë të gjithë faktorë në estetikën e re.


Për vendet e tjera, përdorimi i tanishëm i ngjyrës nxitet nga industritë e tyre bashkëkohore të projektimit. Londra ka një përqendrim jashtëzakonisht të lartë të dizenjatorëve që përdorin ngjyra të guximshme dhe modele gjeometrike, dhe po drejtohet nga një grup i larmishëm i krijuesve gjithnjë e më me ndikim. Kreatori Adam Nathaniel Furman e ka quajtur këtë fenomen ‘Londra e Re Përrallore’ dhe përfshin Ilori, Camille Walala dhe Morag Myerscough (të cilët janë të gjithë me bazë në qytet) si kampionët e tij.
Ai e përkufizoi trendin e ri si “dizajn dhe arkitekturë, një ndjekje vizuale dhe kulturore, e cila është shumë estetike, sensuale dhe festuese e kulturave të përziera”.
