Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Çajrat më të mirë për lëkurën
Çajrat na ofrojnë kaq shumë përfitime shëndetësore – brenda dhe jashtë. Disa çajra mund të zvogëlojnë kolesterolin dhe të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndërsa të tjerët kanë veti antibakteriale dhe mund të luftojnë problemet e gjumit. Por a e dini se çajrat janë gjithashtu të shkëlqyeshëm për lëkurën tonë? Për të parë përfitimet, mund t’i pini, t’i aplikoni drejtpërdrejt në lëkurën tuaj ose të përdorni ekstrakte. Ka kaq shumë për të zgjedhur, dhe secila prej tyre punon në mënyrën e vet unike për ta mbajtur lëkurën tuaj të duket bukur.
Çaj kamomili

Gjumi është i domosdoshëm për mbajtjen e një çehre të ndezur. Kur nuk jeni duke fjetur mirë, pasqyra juaj do t’ju tregojë efektet. Herën tjetër kur shihni rrathë të errët poshtë syve, vendosni disa qese çaji kamomili në sytë tuaj për të zvogëluar për të hequr qafe atë pamje të lodhur.
Karakteristikat relaksuese gjithashtu e bëjnë këtë një çaj të shkëlqyeshëm për lëkurën e kuqe, të irrituar. Dhe jo vetëm që kamomili promovon relaksim dhe gjumë, por mbron lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit me vetitë e tij të fuqishme antioksiduese.
Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është i mbushur me përbërës që luftojnë dëmet që vijn nga rrezet e diellit. Ekspozimi i tepërt në diell mund të rrisë rrezikun për kancer të lëkurës dhe të plak lëkurën tuaj para kohe. Përbërësit e çajit të gjelbër mund të luftojnë radikalet e lira dhe kështu zvogëlojnë dëmtimin e lëkurës, japin mbrojtje nga rrezet ultravjollcë dhe parandalojnë formimin e rrudhave.
Çaj i zi

I mbushur me antioksidantë, çaji i zi lufton gjithashtu radikalet e lira në trup dhe ngadalëson shenjat e plakjes. Ai gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe inkurajon një sistem imunitar të shëndetshëm për shkak të niveleve të larta të kafeinës, i cili mund të parandalojë ftohjet dhe viruset që ndikojnë negativisht në lëkurën tonë.
Herën tjetër kur po mendoni të shijoni një filxhan çaj, provoni të aplikoni një qese të çajit të zi direkt në fytyrë.
Çaj xhinxheri

Ky çaj është plot me fuqi anti-inflamatore që ndihmojnë tretjen dhe lëkurën. Është treguar se kur trakti tretës fiket, lëkura gjithashtu mund të vuajë, dhe probleme të bezdisshme dermatologjike mund të shfaqen. Xhinxheri gjithashtu ndihmon në parandalimin e ftohjes, që mund të dobësojnë sistemin tonë imunitar dhe të ndikojnë në bukurinë tonë të jashtme.
Çaj mente

Kjo barishte ndihmon me problemet e stomakut. Sa i përket lëkurës është ideale për aknet pasi përmban antioksidantë të fuqishëm dhe largon bakteret. Ngadalëson procesin e plakjes dhe i jep lëkurës tuaj shkëlqim. Ju që keni fytyrë të yndyrshme çaji i mentes mund t’i jap fund problemit tuaj. Përveç konsumimit të çajit ruani qesen e tij ftoheni në frigorifer dhe më pas aplikojeni në fytyrë.
Çaj jasemini

Jo vetëm që mbanë një erë të mrekullueshme por, çaji jasemini ka veti antioksiduese dhe antibakteriale që e mbajnë sistemin tuaj imunitar të shëndetshëm. Ajo relakson dhe hollon enët e gjakut. Po ashtu mund të parandalojë shenjat e plakjes, ndihmon në shërimin e plagëve dhe madje trajton lëkurën me puçrra.