Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e

Haxhiu: I papranueshëm keqpërdorimi i logos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike i cili i doli në mbështetje kryeministrit Avdullah Hoti.
Haxhiu ka thënë se keqpërdorimi i logos së IKSHPK-së për interesa të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe Kryeministrit Avdullah Hoti, është i papranueshëm.
Kjo sipas saj, cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni sidomos gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë.
“Kjo nuk është dashur të lejohet assesi. Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.