Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Kusari-Lila thotë se përgjigja e Hotit shpërfaq “injorimin e të sëmurëve”
Deputetja Mimoza Kusari-Lila, e ka vazhduar debatin virtual me kryeministrin Avdullah Hoti, në lidhje me dyshimet e deputetes Kusari-Lila, se Hoti ka shkelur protokollin e vetëizolimit pasi që ka kryer testin për Covid-19.
Kusari Lila thotë se përgjigja e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, se ishte testuar për COVID-19 të dielën pasdite dhe rezultatin e kishte marrë pas disa orësh, shpërfaq diskriminimin dhe injorimin e të sëmurëve në Kosovë.
Ajo, pasi që i kishte uruar shërim Hotit, e kishte kritikuar atë se nuk ka respektuar protokollet dhe ka rrezikuar bashkëpunëtorët.
Hoti në anën tjetër i ishte përgjigjur duke thënë se ka vepruar sipas protokolleve, pasi është testuar pasditen e të dielës. Rezultatet i kishte marrë pas rreth pesë orësh.
“Ka shumë familje që janë privuar nga e drejta e lamtumirës me më të dashurit e tyre, si rrjedhojë e mosposedimit të rezultatit të testit, por vetëm se është dyshuar se ishin të infektuar, ata janë varrosur (ndonjëherë edhe në mbrëmje) të mbështjellë me najllonë në përcjellje të policisë. Pas dy dite është kuptuar se ishin negativ në dyshimin për infektim”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo po ashtu ka theksuar “veprimin në kundërshti me të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së”.
“Ju nuk mund të zgjedhni të silleni në kundërshti me të gjitha rekomandimet e IKPSHK-së për qytetarët të cilëve nuk ju lejohen vizitat, ndërsa ju personalisht, vetë i 30-ti vizitoni biznese e përuroni rrugë sikur mos të ishim vendi me më së shumti viktima në botë për kokë banori, e pastaj të pritni mirëkuptim dhe amnisti nga përgjegjësia kur kuptoni se jeni të infektuar”, ka shkruar ajo, teksa ka kërkuar që kryeministri “të marrë përgjegjësi që vijnë me postin”.
LEXONI EDHE KËTË: