
Mustafa i reagon Mimoza Kusarit: Je xhelate, po e kërcënon kryeministrin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas shkrimit të deputetes Mimoza Kusari Lila e cila mes tjerash tha se kryeministri Hoti duhet shkarkuar, pasi që nuk ka respektuar protokollin për vetizolim, përderisa kishte bërë testin për Covid dhe kishte vazhduar vizitat nëpër Kosovë.
“Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’i japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij. Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore”, ka shkruar Isa Mustafa.
“A thua kështu i edukojmë fëmijët!! Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë. Turp!”, është shprehur Mustafa.
LEXONI EDHE KËTË: