Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Protestojnë infermierët dhe mamitë – “dorëzojnë” mantelet kërkojnë pagesa më dinjitoze
Kanë respektuar organizimin e protestës duke u bazuar në masat anti-Covid, më maska e distancë, por shteti nuk po i respekton ato dhe ata. Bëhet fjalë për infermierë dhe mamitë e Kosovës të cilët kanë protestuar para Qeverisë. Kërkesa bazë është që ndërrimi i natës i cili paguhet aktualisht 18 euro, të paguhet 36 euro.
Fitim Havolli nga Sindikata e Infermierëve dhe Mamive të Kosovës tha se përmes kësaj proteste kanë kërkuar që qeveria të kthejë kokën kah ky komunitet i cili është në front të parë me pacientët e prekur me COVID-19.
Ai tha se kërkesa e tyre është që ndërrimi i natës të paguhet 36 euro, pasi aktualisht pagesë për ndërrim të natës është 18 euro.
Havolli u shpreh se nuk po kërkojnë rritje page por po kërkojnë që kërkesat e tyre nga qeveria të trajtohen me prioritet.
Në mënyrë simbolike infermierët dhe mamitë që sot protestuan i kanë dorëzuar mantelet.